Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja milionëshe e nënshkruar me MCC-në nuk është meritë e Qeverisë Kurti, por se hise të meritave ka edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga dhe se punë ka kryer edhe Qeveria Mustafa.
“Do t’i them disa të vërteta për kronologjinë e kësaj marrëveshje. Duhet thënë se Qeveria Kurti ka më së paku merita për këtë marrëveshje. Por, pavarësisht kësaj, është Qeveria Kurti që e ka vonuar, së paku dy vjet, realizimin e kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje ka filluar qysh në Qeverinë Mustafa. Edhe Presidentja Jahjaga ka merita të veçanta për inicimin e kësaj marrëveshje. Në Qeverinë Mustafa atëherë kemi punuar gjatë në plotësimin e një liste të gjatë të kushteve për t’u kualifikuar”, tha Hoti në Kuvend, duke treguar se Grupi Parlamentar i tij i jep mbështetje të plotë ratifikimit të kësaj marrëveshje.
Ai po ashtu tha se studime të para fizibilitetit kanë mbaruar në gusht të vitit 2020.
“Bazuar në kërkesën e MCC atëherë 24 shtator 2020 qeveria e atëhershme ka dërguar letër në MCC ku ka dhënë qëndrimin e saj sa i përket zhvillimeve Kosova e Re dhe për projektet për programin kompakt”