5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Hoti: Kurti i menaxhoi mbi 8 miliardë për 3 vjet, asnjë shenjë s’shihet ku janë harxhuar këto mjete

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka pyetur se çfarë është bërë me 8.63 miliardë euro që Qeveria Kurti i ka pasur në menaxhim në tri vjetët e fundit.

Hoti ka thënë se asnjë shenjë nuk shihet ku janë harxhuar këto mjete, duke theksuar se “nuk ka ndonjë autostradë të rë, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja”.

“ 3 vite mandat dhe 3 buxhete vjetore të menaxhuara. 8.63 miliardë euro vlera e tri buxheteve (2021=2.51 miliardë, 2022=2.90 miliardë, 2023=3.22 miliardë). As shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete. Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja. Pagat nuk janë rritur. As policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti”, ka shkruar Hoti.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=871959274291588&id=100044325704635&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit