-3.3 C
New York
Monday, January 26, 2026

Buy now

Hoti: Kurrë në mënyrë më të egër nuk janë përdorur resurset e shtetit për të krijuar avantazhe politike

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe kandidati për të udhëhequr këtë parti, Avdullah Hoti, ka akuzuar kryeministrin në detyrë dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për përdorim të resurseve shtetërore për të krijuar avantazh politik gjatë proceseve zgjedhore.

Në emisionin “Pressing”, Hoti deklaroi se, sipas tij, ndërhyrja me mjete dhe kapacitete shtetërore ka qenë e paprecedent.

“Kurrë në mënyrë më të egër nuk janë përdorur resurset e shtetit për të krijuar avantazhe politike në një proces zgjedhor. Edhe në procesin zgjedhor të shkurtit, edhe në atë të dhjetorit. Edhe në zgjedhjet lokale”, u shpreh Hoti.

Të ngjashme

Të fundit