0.9 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Hoti kritikon Qeverinë Kurti për veprimet në veri: Gjendja atje, nuk është fotografi e mirë

- Advertisement -

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, njëherësh kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj situatës në veri të vendit.

Në “Debat Plus,” Hoti theksoi se gjendja aktuale në veri është larg asaj që mund të quhet normale, duke ngritur shqetësimin për mungesën e përfaqësimit lokal të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

Hoti rikujtoi se para vitit 2021, qeveritë e mëparshme kishin punuar për të siguruar një gjendje të qëndrueshme në veri.

“Burimi i problemeve në veri është Serbia. Tash çka kanë bërë qeveritë paraprake, janë munduar që në koordinim çështjet e sigurisë në veri të vendi të hiqen nga agjenda ditore, të normalizohet maksimalisht gjendja atje, kemi pasur katër kryetarë komunash, 700-800 policë, zyrtarë të organeve të rendit, gjykatave e agjencive të ndryshme që kanë punuar më kushtetutë dhe ligje të Kosovës. A kanë qenë lojal ndaj Serbisë, mund të kenë qenë. Kanë pas bashkëpunim, është e qartë kohë pas kohe katër kryetarët në veri kanë mbajtur takime me presidentin serb”, ka thënë Hoti.

Ai shtoi se ndonëse burimi i problemeve mbetet Serbia, strategjia e Qeverisë së Kosovës duhet të jetë krijimi i një gjendjeje të qëndrueshme dhe të pakthyeshme përmes veprimeve graduale.

Në këtë kontekst, Hoti kritikoi promovimin e projekteve në veri, pa përfshirjen e komunitetit serb lokal.

“S’po i analizojmë proceset, po e analizojë situatën që kjo qeveri e ka gjet në vitin 2021 dhe situatën që sot e kemi në veri. Kanë qenë katër kryetarë komunash që e kanë përfaqësuar komunitetin serb, që kanë punuar sipas ligjeve të Kosovës. Ke pas oficerë policor, zyrtarë në prokurori e gjykata, e në institucionet të tjera. Deputet serbë në Kuvendin e Kosovës. Mund t’i kritikojmë sa të doni për veprimet e tyre. Por krejt ata janë zgjedhur dhe kanë vepruar sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës. Kjo ka qenë situata.

Ndërkohë sot që po flasim, në veri kemi trefish forca më shumë të KFOR-it. Ndërkohë që po flasim ne nuk kemi përfaqësues të komunitetit lokal në pushtetin lokal në veri të vendit. Për një shtet demokratik, kjo është gjendje normale. Askush në Amerikë dhe në Evropë nuk ta pranon këtë fakt. Kush ka faj, është Serbia ajo që po na i shkakton problemet. Por si gjendje në terren askush nuk ta pranon. Që përfaqësuesit e komunitet lokal nuk i k në komuna, që nuk i ke në forcat policore. Nuk është fotografia e mirë. Nëse kryeministri i vendit promovon ndërtimin e rrjetit të stacioneve në veri, pa prezencën e komunitet lokal, duhet të gjendet dikush i komunitet lokal që i inauguron punimet, që të bindet komunitet që është për të mirën e tyre. A do ta arrijmë në pikën që do të jenë plotësisht lojal ndaj shtetit të Kosovës, nuk e di. Por strategjia jonë si shqis prej viteve të ’90-ta e këndej, ka qenë që ne të bëjmë progres hap pas hapi, të krijojmë situata që janë të pakthyeshme”, ka shtuar Hoti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit