16.9 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Hoti: Kritikat e mija të mos kuptohen si ambicie personale, Kosovës i duhet një LDK e fortë

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që kritikat e tij ndaj lidershipit të partisë të mos kuptohet si ambicie të tij personale.

Ai ka bërë me dije se kritikat e tij janë parimore dhe kanë për qëllim forcimin e partisë.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Hoti ka lënë të nënkuptohet se nuk ka ndnjë ambicie për të synuar kreun e partisë.

Shumë personalitete në LDK e kanë përvojën e nevojshme, pasi i kanë shërbyer Kosovës në kohë sfiduese me përkushtim e profesionalizëm, duke vendosur gjithmonë interesin shtetëror në rend të parë. Në asnjë formë kritikat e mija nuk duhet të kuptohen si ambicie personale. Besoj se këtë e kam dëshmuar ndër vite”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, në këtë kohë LDK-ja duhet të ruaj kohezionin e saj të brendshëm.

Në këtë periudhë, e rëndësishme për LDK-në është ruajtja e kohezionit të brendshëm. Si gjithmonë, edhe kësaj here, atë që kërkoj është kohezion i partisë dhe ndërtim i një ekipi gjithëpërfshirës e kompetent në një proces të gjerë konsultativ brenda LDK-së”, është shprehur Hoti.

Në këtë intervistë, Hoti ka folur edhe për reagimet që kanë nxitur kritikat e tij ndaj lidershipit të partisë në raport me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka bërë me dije se disa prej reagimeve të kolegëve të tij nuk kanë qenë në frymën e LDK-së.

Është e drejtë e secilit të shprehet, siç është e drejtë edhe e imja. Por më duhet të them disa prej ato reagimeve nuk janë në frymën e LDK-së, si parti e themeluar për të mbrojtur fjalën e lirë, lirinë e mendimit dhe liritë individuale e kolektive. Unë gjithashtu kam vërejtur se reagimet e tyre nuk kanë qenë ndaj argumenteve të mia për rezultatin e dobët zgjedhor. Tentoj të besoj se edhe kolegët e mi janë të bindur se mbyllja e debatit dhe ikja nga përgjegjësia nuk i shërben LDK-së. Përkundrazi, e pengon LDK-në të konsolidohet për të kthyer besimin e qytetarëve. Ne jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe duhet të dalim para qytetarëve me besim e me sinqeritet, duke ua bërë me dije se e kemi kuptuar mesazhin që na dhanë më 9 shkurt 2025, siç bëmë edhe në vitin 2021”, është shprehur ai.

Sipas tij, LDK-ja nuk guxon të kthehet në një parti ku sulmohet kritika e mendimi ndryshe.

LDK-ja, si parti e fjalës së lirë, nuk guxon të kthehet në një parti ku sulmohet kritika e mendimi ndryshe. Kjo qasje dëshmon mungesën e kulturës demokratike dhe përbën deformim të vlera politike të LDK-së. Një mentalitet i tillë nuk duhet të bartet në shtëpinë e demokracisë politike në Kosovë – LDK”, ka thënë Hoti.

Ai ka vlerësuar se Kosovës i duhet një LDK-së e fortë, duke thënë se në këtë parti nuk ka vend për grupime apo fraskione.

Besoj fuqishëm se Kosovës i duhet një LDK e tillë, që fuqizon parimet burimore të saj si parti demokratike, shtetformuese, e hapur, dinamike, properëndimore, siç e kanë menduar dhe ideuar themeluesit e saj. Unë personalisht jam i vendosur të punojë për një LDK të tillë. Në LDK nuk ka vend për grupime apo fraskione. Unë bëj ftesë dhe lutje për kohezion partiak. LDK-ja është organizatë me interes publik. Prandaj, është e natyrshme të shohim kaq shumë reagime publike për zhvillimet në LDK. Të gjithë anëtarët e LDK-së e kemi për obligim ta ruajmë LDK-në si një parti që udhëhiqet vetëm nga interesi shtetëror”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme

Të fundit