Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, përmes një postimi në facebook ka thënë se “Kosova ka dalë fituese duke ndjekur këshillat e aleatëve, e jo duke u konfrontuar me ta”.
Këto komente ai bëri pas deklaratave të rënda të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili kishte kritikuar kreun e ekzekutivit kosovar për ndërhyrjen në Veri të Kosovës, ku Policia asistoi për t’i futur në zyrat e tyre kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, çka solli një reagim të ashpër nga serbët lokalë.
“Unë mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive. Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë këtë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme”, ka thënë Kurti të martën në përgjigjen e tij ndaj Blinken.
Por për ish-kryeministrin e Kosovës, këshillat e miqve ndërkombëtar e bëjnë Kosovën fituese, dhe jo konfrontimi me.
Kosova nuk ka dobi nga veprime të cilat sado të drejta që duken në shikim të parë, na dëmtojnë qëllimin tonë afatgjatë — që është integrimi në BE e NATO dhe miqësia e përhershme me ShBA-në”, shkroi Hoti në Facebook.
Ndërkaq, ai theksoi se “Kosova ka dalë fituese duke bërë politikë të mençur, e jo politikë të forcës