24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Hoti: Kombinim fatal për buxhetin e shtetit nga joefikasiteti i OShP-së dhe rritja e tenderëve njëburimor

- Advertisement -

Anëtari i Komisionit për Buxhet, Avdullah Hoti ka kritikuar punën e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se “joefikasiteti i OShP-së është shqetësues pë buxhetin e shtetit

“- Gjysma e stafit kanë dhënë dorëheqje në dy vitet e fundit. Jo të gjithë janë zëvendësuar. Kjo ka ndikuar shumë në shqyrtimin e lëndëve.
– 1071 ankesa janë dorëzuar në OSHP gjatë vitit 2023.
– Reth 45% e ankesave lidhen me rivlerësim të ofertave, anulim tenderi apo parregullsi në dosjen e tenderit. Kjo ngre shqetësime lidhur me veprimet e institucioneve publike sa i përket vlerësimit të tenderëve”, ka shkruar Hoti ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Kombinim fatal për buxhetin e shtetit nga Joefikasiteti i Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe tenderët njëburimor në rritje.

Sot, në Komisionin për Buxhet shqyrtuam raportin vjetor të punës të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Joefikasiteti i këtij institucioni është shqetësues për buxhetin publik.
– Gjysma e stafit kanë dhënë dorëheqje në dy vitet e fundit. Jo të gjithë janë zëvendësuar. Kjo ka ndikuar shumë në shqyrtimin e lëndëve.
– 1071 ankesa janë dorëzuar në OSHP gjatë vitit 2023.
– Reth 45% e ankesave lidhen me rivlerësim të ofertave, anulim tenderi apo parregullsi në dosjen e tenderit. Kjo ngre shqetësime lidhur me veprimet e institucioneve publike sa i përket vlerësimit të tenderëve.
– OSHP funksionon vetëm me 3 anëtarë të Bordit, nga 5 sa duhet të ketë. Rrjedhimisht, rregullorja e punës që kërkon shqyrtimin e lëndëve të veçanta me 5 anëtarë nuk mund të zbatohet.
– Për më tepër, OSHP e ka ndryshuar rregulloren e punës, duke e rritur vlerën e lëndëve që shqyrtohen me vetëm 1 anëtar nga 120.000 euro në 300.000. Më herët këto lëndë janë trajtuar nga paneli prej 3 anëtarëve. Kjo është drejtësi kontekstuale, me vendime që merren brenda kufizimeve me të cilat përballet OSHP.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit