8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Hoti ka një kërkesë për Kurtin si kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael

- Advertisement -

Kryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, Avdullah Hoti, njëherësh edhe ish-kryeministër, i ka dërguar letër kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Në letrën dërguar Kurtit, Hoti njofton se është mbajtur takimi i parë mes dy Grupeve të Miqësisë dhe janë dakorduar që qeveria kosovare dhe ajo izraelite të ratifikojnë katër marrëveshjet ndërshtetërore si në vijim: Marrëveshja për tregti të lirë Kosovë-Izrael, marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë Kosovë-Izrael, marrëveshje për lëvizje pa viza për qytetarët e dy vendeve dhe marrëveshja për punësim sezonal të punëtorëve të Kosovës në Izrael.

“Unë dhe i gjithë Grupi i Miqësisë Kosovë-Izrael në Kuvendin e Kosovës, që përbëhet nga deputetë të gjitha grupeve parlamentare, do të angazhohemi që të sigurojmë mbështetjen e nevojshme prej 2/3 të votave të deputetëve në Kuvend për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve sipas legjislacionit përkatës”, thuhet ndër të tjera në letër.

Hoti më tej në letër përkujton edhe njohjen diplomatike të dalë nga marrëveshja e Washingtonit, marrëveshje kjo që nuk po gjen përkrahje nga Qeveria Kurti.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=559754918845360&id=100044325704635

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit