Ditë më parë kryetari i VV-së, Albin Kurti i kërkoi përmës një letëre , bashkëpunim kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Mirëpo ky i fundit tha se më mirë është që të krijohet një qeveri teknike.
E lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook tha se LDK-ja e ka të qartë vullnetin e elektoralit të vëtë.
Sipas Hotit nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit.
Postimi i plotë:
JO!
LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet. Nuk mund askush të flasë për vullnetin e elektoratit tonë.
Nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit.
Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!