Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti pranoi propozimin e ri të BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka përmendur protestat e dhunshme kundër “Zajednicës”, siç e quante VV-ja.
“Me protesta të dhunshme kundër ‘zajednicës’ ia humbën Kosovës 10 vite pa viza e pa progres në integrim euro-atlantik. Kërkuan vota në zgjedhjet e fundit, dhe i morën ato, për të mos bërë kurrfarë zajednice, ‘as asi, as ksi’. Sapo e morën pushtetin, në foltore të Kuvendit u betuan ‘zajednica’ nuk bëhet, sepse Kosova ka kryeministër tjetër. Mandej u zbutën pak, i vendosën disa kushte për ‘zajednicë’, të cilat i harruan plotësisht.” – tha ai.
Tutje, Hoti ka deklaruar se Qeveria, për të mbetur në pushtet pranoi propozimin që iu vë në tavolinë në stilin “merre ose leje”.
“Tani, për të mbetur në pushtet, pranojnë propozimin për ‘zajednicën’ që u vihet në tavolinë me stilin merre ose lëre. Tani i kthehen marrëveshjes së vitit 2015, ku kërkohet opinioni i Gjykatës Kushtetuese. Këto nuk janë veprime shtetërore. Këto janë veprime të politikanëve demagogë e mashtrues, që bëjnë gjithçka për të mbijetuar politikisht e për të mbajtur pushtetin.” – u shpreh ish-kryeministri i vendit.
Postimi i plotë: