Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë të mërkurën se ikja e qytetarëve nga vendi “është diçka normale”, raporton Scanner.
Hoti ka pyetur se si mund të jetë kjo normale, kur në dy vjetët e fundit janë larguar nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë.
Postimi i plotë:
Largimi i qytetarëve nga Kosova qenka normale sipas qeveritarëve?!
Si mund të jetë normale nëse largohen nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë në dy vitet e fundit?!
Ky numër përbën rreth 7% të popullsisë nga mosha 24 vjeç e sipër.
Shtrohet pyetja, a janë normal këta çfarë po flasin?
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=790871105733739&id=100044325704635&mibextid=Nif5oz