-1.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Hoti i pakënaqur me opozitarizmin e LDK-së: Duhet të jemi shumë më aktiv

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për disa tema ndër to dialogu social, mundësia që qytetarët të tërheqin një sasi të parave nga Trusti Pensional, retorika për luftë e kryeministrit Kurti, politika e opozitës, bisedimet me Serbinë, por edhe çështje të tjera.

Duke folur për LDK-në në opozitë, deputeti Avdullah Hoti tha se kjo parti, mbron të njëjtat  vlera e parime që janë në statut.

“Jemi duke rishkruar programin qeverisës mbi parimet fondamentale mbi të cilat është themeluar LDK”, thotë Hoti.

Sipas tij, drejtuesit e rinj janë duke e hapur partinë.

“Për shembull,  kryetari paraprak i LDK-së e ka sjellë në parti, Lumir Abdixhikun. Prej shoqërisë civile në parti. Abdixhiku po i sjell disa të tjerë në parti. Ky është proces shumë normal”, thotë ai, ndonëse e pranoi se edhe vetë është i pakënaqur me opozitarizimin që po bën LDK-ja.

“Nuk jam i kënaqur me mënyrën e të bërit të opozitës. Për shkak se mund të jemi shumë më aktiv në opozitëbërje”, ka thënë ai në RTK.

Por, Hoti tha se opozitarizmin kërkon që ta forcojë, vetëm me mjete demokratike.

“Jo gaz, jo sharje, jo fyerje, as shpallje si armiq, por të zëshëm në mbrojtje të kauzave”, thotë ish kryeministri.

“Sigurisht se unë edhe në forumet e partisë them se si parti, duhet të jemi shumë më aktiv”.

Megjithatë, Hoti tha se tani LDK-ja po strukturohet me disa departamente që dalin në konferenca për media, ndonëse e sheh të nevojshme që të fuqizohet opozitë bërja brenda Kuvendit.

“Kemi shumë personalitete  që janë shumë kompetent në fusha të ndryshme e që mund të japin shumë si opozitë bërje në Kuvend,  e të ndikojmë tek shërbimet e qytetarëve”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit