11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Hoti godet Qeverinë Kurti: S’e përmirësuan asnjë indikator të performancës së ndërmarrjeve publike

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se nuk është përmirësuar asnjë indikator i performancës së ndërmarrjeve publike, duke kritikuar Qeverinë Kurti.

Ai tha se kjo shihet nga të dhënat e Qeverisë të prezantuara në pjesën tekstuale të projekt-buxhetit për vitin 2024.

“Pavarësisht ndaljes së “gjakderdhjes financiare” dhe ndryshimit të menaxhmentit, nuk është përmirësuar asnjë indikator i performancës së ndërmarrjeve publike. Këtë e konfirmojnë të dhënat e Qeverisë të prezantuara në pjesën tekstuale të projekt-buxhetit për vitin 2024. Të hyrat totale, fitimi dhe detyrimet e ndërmarrjeve publike, si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto, kanë mbetur të njëjta. Ndërkaq, asetet dhe ekuiteti i ndërmarrjeve publike kanë rënë”, ka shkruar Hoti.

Hoti thotë se, fatkeqësisht, subvencionet nga buxheti për entitete publike janë katërfishuar krahasuar me vitin 2019, si vit para pandemisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit