26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Hoti: Efektet dhe pasojat e gabimeve të Kurtit tashmë po shihen në horizont

- Advertisement -

Profesori i shkencave politike, Afrim Hoti duke komentuar qasjen e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në raport me ndërmjetësit e dialogut Kosovë – Serbi, tha se “nuk mund të tregohet forca pa koordinim dhe bashkëpunim ndërkombëtarë”.

Madje, Hoti tha se nëse kjo do të ishte ideja e kryeministrit Kurti, është e gabuar dhe se pasojat e gabimeve të Kurtit sipas tij, tashmë po shihen në horizont.

“Në rrethanat aktuale liderët pavarësisht se kush janë ata, madje edhe nëse janë president të Rusisë siç kemi rastin e presidentit rus, është e pamundur të tregohet forca pa koordinim dhe bashkëpunim ndërkombëtarë. Mbi këtë bazë nëse kjo do të ishte ideja e Kurtit mendoj që është definitivisht e gabuar, madje madje efektet dhe pasojat e këtyre gabimeve tashmë po shihen në horizont. Vet fakti që në ditën e takimit me zotin Vuçiq, kryeministri Kurti gjenë ose përballet me një dokument të lëshuar para gjashtë muajsh të cilin nuk e ka parë më parë, kjo nënkupton që ka mangësi themelore të komunikimit me ndërkombëtarët, madje ka mangësi esenciale të komunikimit me partnerët tanë strategjik këtu para se gjithash po flas për BE-në”, tha Hoti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit