24.8 C
New York
Friday, August 29, 2025

Buy now

Hoti: E tmerrshme, aleatët vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të Qeverisë, nga Presidenca nuk guxon kush të nxjerrë zë

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur situatë të tmerrshme letrën që mori kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga shefat e Misioneve të BE-së.

Hoti thekson se “aleatët kanë rezerva për legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës dhe vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të Qeverisë”.

“Kjo ndodh kur kemi lidership që interesohet vetëm për interesa elektorale momentale, e jo për interesa shtetërore. Kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore të Kosovës”, shprehet Hoti.

“Nga Zyra e Presidentit nuk guxon kush të nxjerrë zë, pavarësisht detyrimit kushtetues që ka kjo zyrë për të siguruar funksionimin kushtetues të institucioneve”, thotë deputeti  Hoti.

Të ngjashme

Të fundit