28.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Hoti: E paparanushme, zgjidhet një person që nuk i plotëson kriteret për të qenë përfaqësues i punëtorëve në Bordin e Trustit

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është e papranueshme të anashkalohes Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) nga zgjedhja e anëtarit të Bordit të Trustit që përfaqëson punëtorët.

Hoti ka publikuar një letër të BSPK-së ku tregohet që i zgjedhur si përfaqësues i punëtorëve nuk i plotëson kriteret ligjore për të qenë përfaqësues i punëtorëve në Bordin e Trustit Pensional.

“Është e papranueshme që në zgjedhjen e anëtarit të Bordit të Trustit Pensional që përfaqëson punëtorët, të anashkalohet BSPK-ja dhe të përzgjidhet një person që sipas evidencës së ofruar nga BSPK-ja nuk i plotëson kriteret ligjore për të qenë përfaqësues i punëtorëve në Bordin e Trustit Pensional që menaxhon kursimet pensionale të punëtorëve. Unë ftoj të gjitha sindikatat të bëhen bashkë për të parandaluar këtë shkelje. Shihni letrën e BSPK-së dërguar Kuvendit të Kosovës dhe anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa.” – ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti për ndërhyrjen e tyre në sindikatat në sektorin publik, teksa ka shtuar se sindikalistët që kanë kundërshtuar Qeverinë janë linçuar.

“Në fakt, kjo sjellje e qeverisë nuk është asgjë e re tanimë. Gjatë mandatit të kësaj qeverie është mbytur dialogu social. Qeveria ka luftuar sindikatat me të gjitha mjetet. Puna e Këshillit Ekonomik-Social është paralizuar. Pagesat simbolike që punëtorët kanë bërë si kontribut i anëtarësisë në sindikata tani kontrollohen nga Qeveria dhe tani këto lloj pagesa janë përgjysmuar. Secili sindikalist që ka kundërshtuar qeverinë është linçuar nga zyrtarë e militantë të partisë në pushtet, të cilat linçime janë pasuar me veprime të tjera në organizatën përkatëse.”

Këta mashtrues që bëjnë thirrje për fuqizim të sindikatave në sektorin privat po e pengojnë me çdo formë organizimin sindikal në sektorin publik.” – ka shkruar ai.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit