Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka listuar “të këqijat” që sipas tij Qeveria Kurti ia ka sjellë Kosovës.
Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova nuk ka pasur kurrë sanksione dhe raporte kaq të acaruara me aletatët,
Gjithashtu, sipas Hotit, kurrë nuk ka qenë më e rëndë gjendja në investime kapitale dhe në rrugë e projekte tjera.
Hoti thotë se gjendja në komunat në veri nuk ka qenë kurrë më keq se sot.
Duke përmendur këto faktorë, Hoti thotë se kurrë më shumë qytetarë se këto dy vite nuk kanë emigruar.