26.1 C
New York
Saturday, September 13, 2025

Buy now

Hoti: Dyshoj se vendimet për rritjen e tarifave të energjisë u morën jashtë zyrave kompetente

- Advertisement -

Ish-kryeministri Avdullah Hoti në emisionin EURO n’T7 ka thënë se vitet nën qeverisjen e Albin Kurtit janë të humbura në ekonomi, pastaj ka shumë më pak investime kapitale, pothuajse asnjë investim i huaj, degradim i marrëdhënieve me shtetet mike dhe varfërim i qytetarëve.

Ndërkohë, si goditjen më të rëndë të ekonomisë dhe qytetarëve, ish-kryeministri Hoti e konsideron rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas tij, qeveria nuk ka pasur e as nuk ka plan konkret për energji, kapacitete të reja dhe kjo na ka sjellë në një situatë shumë të rëndë.

Megjithatë, sipas tij, mënyra e marrjes së vendimeve të jep përshtypjen që këto vendime për rritjen e çmimit të energjisë janë marrë jashtë zyrave kompetente.

“Te fusha e energjisë, kur i analizon vendimet që janë marrë vitin e kaluar dhe këtë vit në veçanti, të krijohet përshtypja që këto vendime nuk merren brenda institucioneve, siç janë ZRRE dhe qeveria, pra duke krijuar ligje e politika qeveritare dhe mundësi për investime në këtë sektor. Këto dy institucione janë përgjegjëse për këtë fushë dhe, kur i sheh vendimet që kanë marrë, të jepet përshtypja se asnjëra palë biznesin dhe qytetarin, ruajtjen e tij, nuk e kanë në qendër. Ka pasur një zell të paparë të ZRRE-së dhe një qetësi të madhe të qeverisë karshi rritjes së tarifave në vazhdimësi prej se kanë marrë mandatin. Unë e kuptoj se rriten kostot dhe mund të ketë ndryshim të tarifave, por ato nuk mund të bëhen kështu siç janë bërë. 2/3 e energjisë që e konsumojmë ne janë prodhim vendor dhe atyre nuk është se iu ka rritur kostoja; tek KEK-u kostoja është e njëjtë. Shiheni sa kanë qenë tarifat kur kanë ardhur këta në pushtet dhe sa janë sot”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, shqetësues ka qenë fakti që nuk janë marrë parasysh as shqetësimet e bizneseve e as të qytetarëve dhe kjo krijon përshtypjen që vendimet për tarifat janë marrë jashtë zyrave kompetente.

Të ngjashme

Të fundit