Ish-kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të shpallur anti-kushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se “dështoi tendenca për zgjedhjen e Kryeprokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani.
Ai po ashtu ka thënë se vonesa e emërimit të Kryeprokurorit ishte pjesë e skenarit të tyre për ndërhyrje në prokurori.
Reagimi i plotë:
Më shumë rreth kësaj: Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si anti-kushtuetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin kërkuar vlerësim të kushtetueshmërisë. Që në fillim të aktgjykimit, Kushtetuesja ka konfirmuar se i ka deklaruar të pranueshme kërkesat e PDK-së dhe LDK-së.