-2.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Hoti: Deklaratat për luftë të Kurtit, mungesë e pjekurisë

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, se ka rrezik për konflikt në këtë pjesë në Ballkanit Perëndimor.

“Kurti, me deklarata për luftë, po tregon mungesë të rezonit shtetëror dhe maturisë që duhet të ketë një person në pozitën e kryeministrit”, thotë Hoti për RTK-në.

“Edhe gjatë viteve të 90-ta kur kemi qenë të sulmuar, mesazhet e bartësve të institucioneve tona kanë qenë për paqe e qetësi”.

“Le të themi se ajo që thotë Kurti është e qëndrueshme edhe pse është tërësisht e paqëndrueshme. Por të themi se është e qëndrueshme. A duhet një kryeministër që të thotë këtë gjë e të promovojë panik tek qytetarët?”, pyeti Hoti, duke dhënë më pas përgjigje-“Jo, ai bën përgatitjet e nevojshme”.

Ish kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se mënyra se si kryeministri Kurti flet në publik çdo ditë, se Kosova po rrezikohet, nuk ka fare kuptim.

“Mund të ketë tendencë për konflikt, por luftë në Ballkan nuk ka më. Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi janë në NATO. Në Kosovë e Bosnje është NATO e vendosur. Serbia është e rrethuar në të gjitha anët nga anëtarë të NATO-s”, përshkroi Hoti.

“Çfarë lufte mund të bëjë Serbia. Mund të ketë ndonjë tendencë për trazira duke përdorur komunitetin serb këtu, edhe pse nuk pres, por le të themi se ekziston ajo mundësi. Por nuk ka rrezik për luftë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit