0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Hoti: Çudi me këtë Qeveri, jep gjashtë herë më shumë subvencione për ndërmarrje publike

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një statistikë të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, që reflekton rritje të subvencioneve për ndërmarrjet publike gjashtë herë më shumë sesa viti i kaluar.

Hoti këtë statistikë e ka ndarë në formë infografike në ‘Facebook’-un e tij, ku sipas saj, vlera e subvencioneve në ndërmarrje publike në gjashtëmujorin e parë ka shkuar në 12.39 milionë euro, shkruan lajmi.net.

“Çudi me këtë Qeveri. E ka ndaluar “gjakderdhjen financiare” të ndërmarrjeve publike, por për periudhën janar-qershor 2022, i ka rritur për gjashtë herë subvencionet nga buxheti për këto ndërmarrje – nga 1.92 mil euro më 2021, në 12.39 mil euro sivjet”, shkruan Hoti.

Postimi i plotë:

Çudi me këtë Qeveri. E ka ndaluar “gjakderdhjen financiare” të ndërmarrjeve publike, por për periudhën janar-qershor 2022, i ka rritur për gjashtë herë subvencionet nga buxheti për këto ndërmarrje – nga 1.92 mil euro më 2021, në 12.39 mil euro sivjet.

Me gjasë, një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve po shkojnë për të larguar punëtorë nga puna në Telekom përmes skemës që ua paguan përnjëherë 24 paga mujore atyre që lëshojnë punën. Fatkeqësisht, kjo skemë po rezulton me ikje të kuadrove më të mira nga Telekomi, pasi kuadrot më të mira kanë më shumë alternativa në treg.

E vërteta është, fatkeqësisht, se taksat e qytetarëve po përdoren për të larguar punëtorë nga puna. Duket se “gjakderdhja financiare” – ky term morbid që u fut në diskursin politik – po i ndodh buxhetit të shtetit me vendime qeveritare.

Duke qenë se Telekomit po i ikin kuadrot, detyrimisht do të detyrohet të rekrutojë punëtorë së shpejti. A nënkupton kjo se po largohen punëtorët ekzistues për tu zëvendësuar me të tjerë nga partia në pushtet?! Çfarë politike e mbrapshtë është kjo?!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit