4.5 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Hoti: Buxheti për vitin 2023 më i ulët se për vitin 2022

- Advertisement -

Ish-kryeministri Avdullah Hoti thotë se buxheti për vitin 2023 në terma real është rreth 2.5 miliardë euro. Siç thotë Hoti, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro.

Kjo marrë parasysh për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik.

“Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real. Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro).

Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim”, ka shkruar ai.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=679894733498044&id=100044325704635

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit