-10.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Hoti: Buxhetet e kësaj qeverie janë bërë dokumente abstrakte të padobishme

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë lidhur me buxhetin për vitin 2024.

Ai ka thënë se buxhetet e kësaj qeverie janë bërë dokumente abstrakte të padobishme.

‘’Do ta analizojmë projekt-buxhetin për 2024 në ditët në vijim. Por problemi është se buxhetet e kësaj qeverie janë bërë dokumente abstrakte të padobishme. Pavarësisht se mund të parashihen projekte në buxhet, ato nuk po realizohen. Në tri vitet e fundit janë menaxhuar 8.63 miliardë euro, por nuk ka asnjë projekt madhor që mund të shihet dhe të shfrytëzohet nga qytetarët dhe bizneset. Nuk ka asnjë projekt madhor që së paku ka nisur të realizohet’’, thotë Hoti,

Më tutje Hoti thotë se problemi tek buxheti i komunave lidhet me shpërndarjen e projekteve të ministrive nëpër komuna.

‘’Grantet e ndara për komuna bëhen sipas formulës së ligjit të buxhetit. Problemi tek buxheti i komunave lidhet me shpërndarjen e projekteve të ministrive nëpër komuna. Përvoja në këto tri vite të qeverisjes së koalicionit VV-Guxo nuk është e mirë. Vitin e kaluar, gjysma e projekteve të reja të futura në buxhet kanë shkuar vetëm për komuna që ‘rastësisë’ të qeverisen nga VV-Guxo’’, ka thënë Hoti.

Më tutje Hoti ka thënë se rritja ekonomike duhet të zvogëlojë numrin e familjeve dhe personave në nevojë, dhe rrjedhimisht duhet të ulen shpenzimet për skema sociale.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit