30.1 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Hoti: Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani.

Ai ka deklaruar se Kurti- Osmani janë duke e dërguar Kosovën drejt izolimit.

“Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve.

Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FSK-së. Cilat janë pasojat e radhës?!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit