10.2 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Hoti: 43.4% e familjeve s’mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 eurove

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i shqetësuar me të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se këto të dhëna tregojnë se familjet kosovare përballen më vështirësi të mëdha.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se sipas këtyre statistikave 43.4% e familjeve nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 eurove.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës: – 43.4% e familjeve nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 eurove nga burimet e tyre vetanake; – 49.2% e familjeve nuk mund të mbulojnë shpenzimet e një shujte çdo dy ditë që përfshinë mishin, pulën dhe peshkun; – 48.8% e familjeve kanë deklaruar se pagesa e borxheve është barrë e rëndë financiare; – 8.1% e familjeve kishin vështirësi të mëdha, ndërkaq 20.1% përballeshin me vështirësi, në kryerjen e pagesave të nevojshme të zakonshme të familjes, marrë parasysh të ardhurat”, ka shkruar Hoti.

Ai ka bërë me dije se kjo është si pasoj e inflacionit.

Deputeti i LDK-së ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos reagim të duhur.

Shkaktari burimor i kësaj situate është inflacioni. Por, thellimi i krizës erdhi si rezultat i mungesës së masave adekuate për të zbutur pasojat e inflacionit për familjet. E kemi ngritur vazhdimisht në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, se ndihma e njëhershme nuk është zgjidhje për zbutjen e pasojave të inflacionit. Tani këtë po e dëshmojnë statistikat e Qeverisë. Zgjidhja është: (1) indeksimi i pensioneve dhe asistencës sociale, së paku aq sa ka qenë inflacioni, në mënyrë që të ruhet standardi minimal i jetës së familjeve më të cenueshme nga inflacioni, si dhe (2) zgjerimi i përkohshëm i listës së mallrave me normë të reduktuar të TVSH-së prej 8 për qind”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit