14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hormonet që shkaktojnë shtim në peshë, mënyrat si të shpëtoni

- Advertisement -

Shtimi në peshë shpesh lidhet me tejngopjen, por në fakt janë edhe hormonet që mund të çojnë në shtim të kileve. Ndërkohë që shtimi në peshë është i lehtë, humbja nuk është edhe aq.

Faktorë të ndryshëm, si stresi, mosha, gjenet, zgjedhjet jo të duhura të mënyrës së jetesës etj, mund të shkaktojnë çrregullim hormonal, duke çuar kështu në shtim në peshë.

Hormonet e tiroides

Gjëndra e tiroides gjendet në qafë. Ajo prodhon hormonet T3, T4 dhe kalcitoninën, që janë përgjegjëse për mbajtjen nën kontroll të metabolizmit të trupit. Mosprodhimi mjaftueshëm i këtyre hormoneve çon në zhvillimin e hipotiroidizmit. Kjo gjendje lidhet shpesh me shtimin në peshë kryesisht për shkak të akumulimit të ujit në trup.

Si ta parandaloni këtë gjendje:

  • Konsumoni kripë të jonizuar
  • Konsumoni ushqime të gatuara mirë
  • Merrni vitaminë D
  • Konsumoni ushqime të pasura në zinj, si goca deti dhe fara kungulli

Insulina

Insulina është një hormon i sekretuar nga pankreasi. Ajo ndihmon për të transportuar glukozën tek qelizat, ku përdoret si energji ose për t’u ruajtur si dhjam. Konsumimi i tepërt i ushqimeve të përpunuara, ushqimeve të shpejta të pashëndetshme, alkoolit ose pijeve të gazuara mund të çojë në zhvillimin e rezistencës ndaj insulinës në trup. Kjo çon në rritje të niveleve të sheqerit në gjak, duke shkaktuar shtim në peshë dhe zhvillim të diabetit tip 2.

Si ta parandaloni:

  • Konsumoni perime të gjelbra, frutat dhe perimet sezonale.
  • Për të rritur nivelet e acideve yndyrore omega 3 konsumoni peshk, fruta të thata, vaj ulliri dhe fara liri.
  • Pini të paktën 4 litra ujë në ditë.
  • Bëni aktivitet fizik të rregullt
  • Kufizoni alkoolin dhe pijet e gazuara

Kortizoli

Kortizoli është një hormon i sekretuar nga gjëndra dhjamore kur jeni të stresuar, në ankth, i nervozuar etj. Duke bërë zgjedhje të gabuara në mënyrën e jetesës, trupi është vazhdimisht në gjendje depresioni.

Si ta shmangni:

  • Flini të paktën 8 orë në natë
  • Shmangni ushqimet e përpunuara, të skuqura dhe alkoolin
  • Praktikoni frymëmarrjen e thellë, jogën dhe meditimin të paktën 1 orë çdo ditë. Këto teknika ndihmojnë në lehtësimin e stresit.
  • Kaloni më shumë kohë me familjen dhe miqtë më të afërt. Nuk ka mënyrë më të mirë për të shmangur depresionin.

Testosteroni

Testosteroni konsiderohet shpesh si hormoni mashkullor, por në fakt sekretohet edhe nga femrat. Ai ndihmon në djegien e dhjamit, forcimin e kockave dhe muskujve dhe përmirëson dëshirën seksuale. Mosha dhe stresi mund të shkaktojnë rënie të konsiderueshme të niveleve të testosteronit, duke çuar në humbje të densitetit kockor, të masës muskulore dhe zhvillim të obezitetit.

Si ta shmangni:

  • Stërvituni rregullit, ndihmon në përmirësimin e niveleve të testosteronit
  • Shmangni alkoolin
  • Konsumoni ushqime të pasura në fibra

Progesteroni

Nivelet e progesteronit dhe estrogjenit duhet të jenë të balancuara në trup që sistemi imunitar të funksionojë siç duhet. Nivelet e progesteronit mund të bien si pasojë e një sërë shkaqesh, si stresi, përdorimi i pilulave kontraceptive, menopauza etj. Kjo çon në shtim në peshë dhe depresion.

Si ta shmangni:

  • Provoni meditimin
  • Mos u stresoni
  • Kryeni aktivitet fizik rregullisht

Leptina

Leptina është hormon i ngopjes, që sekretohet nga qelizat dhjamore dhe dërgon sinjale në tru kur jeni ngopur. Leptina kontrollon metabolizmin dhe ndihmon qelizat të kuptojnë nëse duhet ta ruajnë apo djegin yndyrën. Shumë shpesh, ky nivel i hormonit ulet për shkak të pagjumësisë. Prandaj fjetja mjaftueshëm është shumë e rëndësishme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit