Teksa “Përputhen” po shkon drejt fundit të sezonit të dytë në këtë format, aventurës i dhanë fund edhe motrat Zyba, kosovaret që trazuan goxha shumë ujërat në këtë format.
Rrugëtimi i tyre u përcoll e shumë komente.

Në mbyllje, një prej komenteve që pjesëmarrjen në këto formate e sheh si “përfaqësim krahinor”, e ka kritikuar Lauretën.
“Horë na keni bërë në Përputhen ti me motrën tënde” – ka qenë një prej mesazheve, të cilit Laureta i është përgjigjur pa menduar.
Ajo është shprehur mes tjerash se nuk e ka përfaqësuar askënd pos vetes së saj.
