10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Honor prezanton Magic V, telefonin e parë të palosshëm

- Advertisement -

Nënbrendi i dikurshëm i Huawei, Honor, sot zyrtarisht ka prezantuar telefonin e parë të palosshëm.

Fjala është për modelin Honor Magic V, që ka formë të ngjashme të palosjes sikurse Samsung Galaxy Z Fold, që kombinon ekranin e brendshëm palosës me atë të jashtëm, që mund të përdoret kur pajisja është e palosur, transmeton Telegrafi.

Ky telefon i menqur sot zyrtarisht u prezantua, pra versioni me memorie të brendshme 256 GB që do të kushtojë 1.569 dollarë, e shitja e tij do të fillojë nga 18 janari.

Are you ready for what’s about to unfold? Join the #HONORMagicV China launch event livestream on Jan 10, as we open up a whole new world of unlimited possibilities with HONOR’s first foldable flagship phone! https://t.co/NUx1u2Pa8F

— HONOR (@Honorglobal) January 4, 2022

Sa i përket specifikave, pajisja ka një ekran të brendshëm palosës 7,9 inç me rezolucion 2.272 x 1.984 pikselë, frekuencë freskimi prej 90 Hz dhe format 10:9, që do të thotë se është paksa më i madh se ekrani i brendshëm 7,6 me rezolucion 2.208 x 1.768 pikselë nga Samsung – Galaxy Z Fold 3.

Nga Honor pretendojnë se ekrani i brendshëm i Magic V, operon sikur po përdoren dy ekranet me format 21:9. Ekrani i jashtëm i Magic V gjithashtu është më i madh, madhësia e tij është 6,45 inç në raport me atë të Samsung – 6,2 inç, me rezolucion 2.560 x 1.080 pikselë.

Kur është i palosur, trashësia e Magic V është 14,2 mm, gjerësia 72,7 mm dhe gjatësia 160,4 mm, por kur hapet, gjerësia rritet në 141 mm, e trashësia zvogëlohet në 6,7 mm.

#Honor Magic V in 360° pic.twitter.com/d3wEBLyjFD

— Abhishek Yadav (@yabhishekhd) January 10, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit