6.7 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Hong Kongu do t’i mbysë 2000 kafshë të infektuara me virus

- Advertisement -

Autoritetet e Hong Kongut kanë thënë se do të mbysin rreth 2000 kafshë të vogla, duke përfshirë edhe brejtës, pasi disa rezultuan pozitive për koronavirus në një dyqan kafshësh, ku u infektua edhe një punonjës.

Qyteti do të ndalojë gjithashtu shitjen e një lloji të brejtësve dhe importin e gjitarëve të vegjël, sipas zyrtarëve nga Departamenti i Bujqësisë.

Punonjësja e këtij dyqani të kafshëve rezultoi pozitive në variantin Delta të hënën. Gjithashtu, disa lloj brejtësish, të importuar nga Holanda, në dyqan rezultuan pozitivë.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kafshët nuk duket se luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e koronavirusit. Por, autoritetet e Hong Kongut thanë se nuk po e përjashtojnë mundësinë e transmetimit midis kafshëve dhe njerëzve, shkruan Al Jazeera.

“Ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë që shitësi ishte infektuar me virus nga brejtësi”, tha Edwin Tsui, një kontrollues në Qendrën për Mbrojtjen e Shëndetit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit