10 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Homazhet për Haxhi Thaçin, prezent edhe bashkëshortja dhe djali i ish-presidentit Thaçi

- Advertisement -

Familja Thaçi nga Buroja ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë më 16 mars.

Të afërmit, miqtë dhe të tjerë të pranishëm kanë mundur të përcjellin për herë të fundit Haxhi Thaçin, duke shprehur ngushëllime dhe respekt për jetën dhe veprën e tij.

Në rreshtin e parë të ulëseve pranë arkivolit, shihet bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi, Lumnije Thaçi dhe djali i tyre Endriti, të cilët janë duke përballuar këtë moment të dhimbshëm.

Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku po mbahen homazhet, që nga orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.

Homazhet do të vazhdojnë deri në orën 12:00, pas së cilës do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa varrimi i Haxhi Thaçit do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e fshatit Burojë, Skenderaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit