Familja Thaçi ka hapur dyert për të gjithë ata që dëshirojnë të shprehin ngushëllime dhe të nderojnë figurën e Haxhi Thaçit, një njeri i njohur për sakrificat e tij për atdheun.
Në mesin e qytetarëve që janë mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare, për të ofruar ngushëllime, ka pasur një numër të madh personalitetesh të njohura dhe familjarë të afërt të familjes Thaçi.

Megjithatë, një figurë e rëndësishme ka munguar në këtë ceremoni – ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili, për shkak të vendimit të Gjykatës Speciale, nuk ka mundur të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij