10 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Homazhet ndaj ushtarëve serbë nga Sveçla, Nushi: Këtë foto është mirë me pa “taksistet” dhe “frizeret” e qeveritarëve

- Advertisement -

Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar pasi që toga ceremoniale e FSK-së është parë duke ndëruar ushtarët e vrarë serb në vitin 1912 në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës.

Nushi ka shkruar duke thënë se askush ende nuk ka kërkuar falje, dhe ende nuk ka ndodhur ndonjë qortim apo dorëheqje, duke përmendur se këtu ka bërë homazhe edhe Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme.

“’Taksistet’ dhe ‘frizeret’ e qeveritareve është mire që para se me ra në gjumë me e pa foton me poshtë. Ministri i Mbrojtjes e ka thirre Komandantin e FSK qe te dërgojë togën ceremoniale të nderojë ushtarët e vrarë serb në vitin 1912 kur ata pushtonin Kosovën. Nderime bëri edhe Xhelal Sfeçla! Hala nuk ka kërkua askush falje e mos të flasim për qortim a dorëheqje”, ka shkruar ai.

"Taksistet" dhe "frizeret" e qeveritareve eshte mire qe para se me ra ne gjume me e pa foton me poshte.👇👇👇Ministri i…

Posted by Nol Nushi on Monday, November 14, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit