8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Homazhe pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28 Nëntori dita që përbashkon shqiptarët

- Advertisement -

Krerët institucional kanë nisur homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca së bashku me zv.kryeministrin Besnik Bislimi, si dhe ministra e deputetë kanë bërë homazhe te kompleksi “Adem Jashari”, me rastin e 28 nëntorit ditës së flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Ata kanë vënë kurora lulesh dhe janë përkulur para varreve të familjes Jashari.

Konjufca tha se secili duhet të përkulet para sakrificës së madhe të familjes së madhe Jashari.

Ai tha se sot po nderohet familja Jashari, dalja e parë e UÇK-së, si dhe ditëlindja  e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Ashtu sikurse çdo 28 nëntor, edhe këtë 28 nëntor erdhëm në Prekazin legjendar për t’u përkulur para sakrificës së madhe së familjes Jashari, për ta kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe daljen e saj, si dhe për ta kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. 28 Nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar, është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe kombit shqiptar. Gëzuar!”, tha Konjufca.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit