Gjatë ditës së shtunë, KF Feronikeli ka nderuar kapitenin legjendar, Rexhep Rexhepi, me homazhe te varri i tij, në nderim të 23 vjetorit të rënjës së lavdishme të tij.
Rexhepi u vra nga forcat serbe, por shpirti dhe kujtimi për të vazhdojnë të jenë gjithmonë me ne, si bazë e fortë e asaj që është ndërtuar tani.
Ne si klub, shpresojmë që ai të jetë krenar me trofetë që janë ngritur, e qëndrojnë në stadiumin ku mban emrin e madh Rexhep Rexhepi.