22.1 C
New York
Monday, September 8, 2025

Buy now

Holandezi Lindhout do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Suedi

- Advertisement -

Sonte me fillim nga ora 20:45, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Në përballjen me Suedinë, e cila zhvillohet në “Fadil Vokrri” drejtësinë do ta ndajë holandezi Allard Lindhout.

Asistentë të tij në këtë ndeshje do të jenë Rogier Honig dhe Johan Balder, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Joey Kooij.

Për sistemin VAR do të kujdeset Clay Ruperti me asistencë nga Jeroen Manschot, të gjithë nga Holanda.

Delegat i UEFA-s për këtë takim është Patrick Duffy nga Irlanda, ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Stavros Tritsonis nga Greqia.

Kjo ndeshje pritet të jetë një test i rëndësishëm për “Dardanët”, që kërkojnë kthimin në rrugën e fitoreve pas humbjes 4:0 nga Zvicra.

Të ngjashme

Të fundit