Holanda është shumë afër kualifikimit për në Kupën e Botës pavarësisht barazimit 1-1 me Poloninë sonte.
Tulipanët kanë 17 pikë në vendin e parë të grupit G, tri më shumë se Polonia kur ka mbetur vetëm edhe një javë…por golaverazhin e kanë +19 teksa këta të fundit vetëm +6.
Në grupin A, një xhiro para fundit, Gjermania, që sonte fitoi 0-2 ndaj Luksemburgut, ka 12 pikë, sa edhe Sllovakia që mundi 1-0 Irlandën Veriore, dhe këto dy klube do të ndeshen në javën e fundit.






