- Advertisement -
Holanda ka arritur të fitojë me përmbysje në takimin e parë të Grupit D, duke mundur në Hamburg Poloninë. “Tulipanët” e Holandës e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin e tyre, në këtë Kampionat Evropian të futbollit, teksa në “Volksparkstadion” të Hamburgut mundën me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, “Shqiponjat e Bardha” të Polonisë.
“Tulipanët” ngjiten në vendin e parë të Grupit D, me tre pikë të plota, ndërsa Polonia mbetet në vendin e fundit. Në këtë grup janë gjithashtu Austria e Franca, që do të përballen mbrëmjen e së hënës, ndërsa në sfidat e radhës, Holanda do të ndeshet me “Gjelat” e Deschamps, ndërsa Polonia përballet me Austrinë.