Holanda e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligën e Kombeve.
Në ndeshjen e parë të Grupit 4 në Ligën A, holandezët shënuan fitore të thellë në udhëtim te Belgjika.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “King Baudouin” ka përfunduar me rezultatin 1:4, shkruan Gazeta Express.
Steven Bergwijn (40’), Memphis Depay (51’, 66’) dhe Denzel Dumfries (62’) shënuan golat e fitores për “Tulipanët”.
Golin e vetëm dhe të nderit për belgët e shënoi Michy Batshuayi (90+3’).
Holanda me tri pikë renditet e para në grup, kurse Belgjika është e fundit me zero pikë.