Hoffenheimi – ku luajnë tre shqiptarë të Kosovës – ka marrë fitoren e katërt radhazi në Bundesliga.
Albian Hajdari e Leon Avdullahu me shokë fituan 2-0 në udhëtim te Ëerder Bremeni, teksa Fisnik Asllani nuk u inkuadrua fare.
Alexander Prass shënoi golin e parë në pjesën e parë, në minutën e 44-të.
Golin e dytë të ndeshjes e shënoi Grischa Promel në minutën e 54-të, dy minuta pasi Ëouter Burger u ndëshkua me karton të kuq.
Deri në fund, Hoffenheimi e mbajti portën e pastër, duke mos pësuar gol dhe duke e ruajtur epërsinë prej 2-0.
Ndeshjen e kompletuan dyshja kosovare, Leon Avdullahu – që u vlerësua me notën 7.2 – dhe Albian Hajdari, i vlerësuar me notën e njëjtë.
Fisnik Asllani – për herë të parë këtë sezon – mbeti pa asnjë minutë të lojës, duke qenë në bankën rezervë.
Me këtë fitore, Hoffenheimi mban pozitën e tretë në tabelë me 39 pikë, 11 më pak se Bayern Muncheni në pozitën e parë dhe tri më pak se Dortmundi në vendin e dytë.






