9.6 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

Hoffenheim shpërthen ndaj Gladbach, Asllani shkëlqen me dy asistime

- Advertisement -

Hoffenheimi ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Borussia M’Gladbach, duke e mbyllur 45-minutëshin e parë me epërsi bindëse 4-0, në kuadër të javës së 17-të të Bundesligës.

Në qendër të vëmendjes ishte sulmuesi kosovar Fisnik Asllani, i cili edhe pse nuk u regjistrua në listën e golashënuesve, pati ndikim vendimtar në lojën e skuadrës së tij.

Asllani asistoi në dy nga katër golat, duke qenë motor i aksioneve sulmuese të Hoffenheimit.

Ai fillimisht shërbeu saktë për Tim Lemperle në minutën e 24-t, duke vendosur rezultatin 2-0, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë asistoi sërish, këtë herë për Andrej Kramaric, që realizoi golin e tretë.

Me këto dy asistime, Asllani shkon në kuotën e katër asistimeve këtë sezon në kampionat, ndërsa ka realizuar edhe gjashtë gola, duke konfirmuar formën e shkëlqyer me Hoffenheimin.

Të ngjashme

Të fundit