3.1 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Hoffenheim po mendon ta “përzë” Mërgim Berishën edhe pse paguan për të 14 milionë euro

- Advertisement -

Mërgim Berisha mund të largohet nga Hoffenheim pas vetëm një vit e gjysmë me klubin gjerman, pasi sulmuesi nuk i ka arritur pritshmëritë, ndërsa edhe problemet që i shkaktoi nuk ishin të vogla.

Hoffenheimi pagoi 14 milionë euro në verën e vitit 2023, por tani klubi gjerman po e shqyrton opsionin për të ndarë rrugët me 26-vjeçarin.

Këtë edicion, Berisha ka një gol e një asistim në 11 paraqitje në kampionatin gjerman, por më shumë u fol për telashet që i kishte në ekip jashtë fushë.

Ndonëse u ble shtrenjtë, Hoffenheimi mund të heqë dorë nga Berisha që në afatin kalimtar të janarit edhe pse ai ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Mediumi i njohur gjerman, Kicker, ka shkruar për largimin e mundshëm të Berishës që në fillim të vitit të ardhshëm.

“A do të largohet Mërgim Berisha nga Hoffenheimi në dimër? Sipas informacioneve të ‘Kicker’, 26-vjeçari, i cili dikur ishte jashtëzakonisht i shtrenjtë me një transferim prej 14 milionë eurosh, është kandidati me gjasat më të mëdha për largim. Për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar dhe përplasjes me ish-trajnerin Pellegrino Matarazzo, Berisha ende nuk ka gjetur formën e tij”, ka shkruar Kicker të hënën.

Berisha ka bërë karrierë te RB Salzburgu, Lieferingu, LASK, Magdeburgu, Altach, Fenerbahçe dhe Augsburg.

Berisha Madje ka dy paraqitje me Gjermaninë A, ku luajti në miqësoret ndaj Perusë e Belgjikës, por nuk është ftuar më, ndërsa ai kishte luajrtur edhe me emrin e Kosovës më hërët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit