5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Hodaj për largimin e Emmersonit: Do të ketë pasoja në mbrojtjen e Veselit

- Advertisement -

Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët, gjatë ditës së sotme miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emmerson.

Në lidhje me këtë, në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur avokati Taulant Hodaj tha se largimi i Emersonit do të ketë pasoja në mbrojtjen apo siç u shpreh ai, në vazhdimin e përfaqësimin të mbrojtjes për Veselin.

“Nga ne si vështrues të jashtë, pa e ditur brendësinë e marrëveshjeve, pa arsyen reale pse është larguar, normal që nga ky këndvështrim shihet se është një mungesë e madhe dhe do të ketë pasoja edhe në mbrojtjen apo në vazhdimin e përfaqësimin të mbrojtjes për z.Veseli, sepse ky ka qenë avokat kryesor qysh prej fillimit dhe është konsideruar si ndër avokatët më të mirë, nga gjithë avokatët që përfaqësojnë në Gjykatën Speciale dhe më gjerë”, u shpreh ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit