-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Hodaj: Në aktakuzën për Banjskën duhej të jenë emrat e atyre që u dhanë sulmuesve qasje në fonde publike

- Advertisement -

Avokati Taulant Hodaj, tha se aktakuza e Prokurorisë Speciale për sulmin në Banjskë është e punuar mirë.

Ai shtoi se në aktakuzë bëhet edhe ndërlidhja e shtetit serb me grupin terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit.

”Mendoj se është shkruar mirë dhe ka prova bindëse, prova materiale, prova që shihen dhe kamera, dhe kjo nuk është shumë e vështirë, por pastaj është ndërlidhja, është dashur të identifikohen të gjithë ata se nuk janë rrëfyer, të gjithë të akuzuarit, nuk është ditur me emra mbiemra se cilët kanë marrë pjesë, por prokuroria ia ka arritur që t’i identifikoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë, pastaj ta bëjë ndërlidhjen e tyre që janë 45 persona, ndoshta ka pasur më shumë, por këta janë identifikuar, pastaj ka bërë ndërlidhjen kontributin, apo ndihmën që i kanë dhënë strukturat e shtetit serb këtij grupi terrorist që është gjë e mirë”, tha Hodaj.

Megjithatë, sipas avokatit Hodaj, në aktakuzë është dashur të përfshiheshin edhe zyrtarët e lartë të shtetit Serb.

”Përkundër që nuk janë shti si pjesë e aktakuzës edhe zyrtarë të lartë qeveritar të shtetit serb që kanë mund me hy, se nëse ti ia ofron infrastrukturën e shtetit serb pak përpara rri me presidentin e Serbisë, apo ministrin e Brendshëm a të Mbrojtjes, mendoj se ka mundur por pastaj është edhe risk që me i ndërlidhë provat”, tha Hodaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Hodaj tutje tha se aktakuza është dashur të përfshijë edhe zyrtarë të Kosovës, të cilët u kanë mundësuar qasje në fonde publike personave të përfshirë në sulm.

”Përtej kësaj janë edhe disa gjëra interesante që është financimi i këtij grupi dhe keqpërdorimi i fondeve edhe të Kosovës edhe të Serbisë, dhe mendoj se këtu e ka pasur prokuroria më lehtë të shtoj edhe njerëz të tjerë, sepse ka shqiptarë të Kosovës dhe njerëz të Serbisë që i kanë financu, sepse ia kanë mundësu fondet publike të Kosovës t’i merr ai për ato qëllimet e veta, sepse prokuroria shumë mirë e ka evidentu, ka thënë që këta kanë apliku në një mënyrë të rregullt, por pastaj fondet edhe të Kosovës edhe të Serbisë i kanë evidentu kinse për punën e njëjtë dhe ky është keqpërdorim i fondeve dhe këto është dashur të mbikëqyren”, tha Hodaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit