7.9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Hodaj: FFK i ka plotësuar gjitha dokumentet dhe i ka dorëzuar, kanë mbetur vetëm edhe disa klube t’i plotësojnë ato dhe të licencohemi pa telashe

- Advertisement -

Tash e një kohë opinion futbolldashës vazhdon të përballet rreth lajmit për Licencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan Demokracia.com.

Është paksa e çuditshme sesi ministra e ka tejzgjatur këtë process duke kërkuar vazhdimisht plotësimin e dokumentacionit si nga ana e FFK-së ashtu edhe nga ana e klubeve. Megjithatë, UD i sekretarit të FFK-së, Taulant Hodaj ka dhënë lajmin e mirë se FFK tashmë e ka plotësuar gjithë dokumentacionin dhe kanë mbetur vetëm edhe disa klube ta bëjnë një gjë të tillë dhe ky institucion të licencohet nga ana e MKRS-së.

“Lajm i mirë është se Federata e Futbollit e Kosovës e ka plotësuar gjitha dokumentacionin e kërkuar nga Ministria e Sportit dhe i ka dorëzuar. Tani në përfundim janë edhe klubet pasi FFK në krahasim me federatat tjera ka numër më të madh të klubeve  dhe klubet janë në përfundim e sipër të plotësimit të dokumentacionit. Pra nga ana e FFK janë plotësuar të gjitha dokumentet dhe jemi gati por tash qështja është te klubet ku 50 përqind e tyre janë kërkuar t’i plotësojnë dokumentacionet ku është kërkuar një numër i madh i tyre dhe ne si federatë ju kemi ndihmuar edhe klubeve ti plotësojnë ato dhe besoj që është qështje ditësh që klubet t’i plotësojnë këto dokumente që janë kërkua nga organi kompetent i Ministrisë së Kluturës, Rinisë dhe sportit dhe procesi të përfndojë”, ka thënë Sekretari i FFK-s,ë Taulant Hodaj për Ekipi A në ATV.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit