Home Lajme Hodaj: Bastisjet e ZPS-së, vazhdimësi e bastisjeve që janë bërë më herët

Hodaj: Bastisjet e ZPS-së, vazhdimësi e bastisjeve që janë bërë më herët

0
Hodaj: Bastisjet e ZPS-së, vazhdimësi e bastisjeve që janë bërë më herët

Avokati Taulant Hodaj, ka thënë se bastisjet e sotme të ZPS-së, në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj dhe në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, janë vazhdimësi e disa bastisjeve që janë bërë më herët.

Hodaj tha se në bazë të ligjit për klasifikimin e dokumentacioneve, ish-drejtori i Agjencisë nuk do të duhej të kishte dokumentacion të klasifikuar në shtëpinë e tij, pasi sipas avokatit, ato dokumentacione dihet se si ruhen dhe si sistemohen.

“Po në bazë të ligjit për klasifikimin e dokumentacioneve ish drejtori i Agjencisë ai nuk do të duhej të kishte dokumentacion të klasifikuar në shtëpinë e tij, sepse ato dokumentacione dihet si ruhen dhe si sistemohen dhe nuk do të duhej të mbahen në shtëpitë private të personave që ushtrojnë ato pozita nuk mendoj që ai ka pasur një gjë të tillë po normal që pastaj nëse ka pasë një gjë të tillë edhe prokuroria duhet ta ketë parasyshë që janë dokumentacione të klasifikuara dhe deklasifikimi bëhet në përputhje me ligjin”, tha Hodaj në Tëvë1.

Teksa i pyetur nëse ka dyshime se personat të cilët janë bastisur sot po e pengojnë punën e Gjykatës, Hodaj tha se “ajo do të jetë”.

Kjo pasi sipas tij, nga informacionet publike e njëjta kishte ndodhur edhe për një ish-këshilltar të mëhershëm të ish-presidentit Thaçi.

“Ajo do të jetë sepse në bazë të informacioneve publike që kanë qenë më herët kundër një ish-këshilltari të mëhershëm të ish-presidentit, ka qenë mu për këtë arsye. Dhe nga deklarimi publik i avokatit përkatës, kuptohet që është për këto dhe rrjedhimisht konsiderojmë që është për këto vepra penale. Por besoj që shumë shpejtë do të jenë edhe informacionet publike nga vet Gjykata Speciale, ku do të tregojë se për çka dyshohen, apo për çfarë arsye janë bërë këto bastisje”, shtoi Hodaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Kujtojmë që sot Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë, ka kryer bastisje në shtëpinë e Bashkim Smakajt.

Derisa në mëngjesin e hershëm, bastisje ka pasur edhe në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Exit mobile version