9.2 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

Historike: Shkëndija, skuadra e parë në RMV që arrin fitore në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

- Advertisement -

Skuadra nga Tetova, Shkëndija, ka arritur të shkruajë historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar fitoren e parë dhe tri pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra kuqezi triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj ekipit irlandez Shelburn, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Goli vendimtar erdhi në minutat shtesë, pas një goditjeje të fortë të Ronaldo Webster, që u devijua nga Patrik Barnet, duke përfunduar në rrjetën e skuadrës mysafire.

Me këtë fitore, Shkëndija jo vetëm që regjistroi triumfin e parë në historinë e saj në fazën e grupeve të një gare evropiane, por gjithashtu u bë skuadra e parë nga Maqedonia e Veriut që arrin një sukses të tillë.

Të ngjashme

Të fundit