Për herë të parë një grua shqiptare është betuar si kryetare e bashkisë në SHBA. Momenti historik është njoftuar nga ambasada e Shqipërisë në SHBA, e cila ka njoftuar se një shqiptare është betuar si kryetare e bashkisë Fairview, në New Jersey.
Bëhet fjalë për Violeta Berishën. Ky është një moment i veçantë dhe historik për komunitetin shqiptar në SHBA.
“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey. Borough of Fairview. Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj. Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, thuhet në reagimin e ambasadës.