Historike: Mohamed Salah arrin 50 gola në UEFA Champions League

- Advertisement -

Sulmuesi egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah, ka hyrë në historinë e futbollit evropian duke shënuar golin e tij të 50-të në UEFA Champions League, një arritje që e bën atë futbollistin e parë afrikan që prek këtë shifër prestigjioze.

Goli i 4-të i shënuar në ndeshjen e dytë ndaj Galatasaray, e bën Salah, të le pas shumë emra të njohur të sulmuesve Afrikan në historinë e Ligës së Kampionëve, si Drogba, Eto’o e të tjerë.

I njohur për shpejtësinë, teknikën dhe instinktin e tij para portës, Salah vazhdon të jetë një nga figurat kryesore të Liverpool-it në arenën Evropiane të futbollit.

Që nga transferimi i tij në “Anfield”, ai ka qenë vendimtar në sukseset e klubit, përfshirë triumfin në Champions League në vitin 2019.

Të ngjashme

Të fundit