Historike: Kosova e ndjen “Ëndrrën Amerikane”

- Advertisement -

“Dardanët” kanë arritur të mposhtin Sllovakinë në Bratisllavë me rezultat 4-3 në ndeshjen e play-off-it për Botërorin 2026 që do të mbahet sivjet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Ndonëse sllovakët ishin të parët që kaluan në epërsi, Kosova ia doli të barazojë përmes Veldin Hoxhës.

Megjithatë, vendësit arritën të riktheheshin në lojë sërish në fund të pjesës së parë, duke shënuar për 2-1.

Por, me të nisur pjesa e dytë, Fisnik Asllani barazoi shifrat në 2-2.

E Florent Muslija ishte ai që e çoi Kosovën në epërsi, 3-2.

12 minuta më pas, Kreshnik Hajrizi shënoi për 4-2.

Kur u mendua se gjithçka përfundoi, sllovakët shënuan për 4-3, 2 minuta pa përfunduar 5 minutat e shtesës.

Por, deri në fund nuk pati më ndryshim në rezultat, dhe Kosova siguroi fitore historike.

Me këtë fitore, Kosova e pret Turqinë më 31 mars në “Fadil Vokrri” për biletën finale për në Botëror.

Të ngjashme

Të fundit