26.8 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Historike: Dardanët U20 kualifikohen në çerekfinale të Evropianit në basketboll

- Advertisement -

Dardanët e rinj shënuan fitore të madhe dhe historike ndaj Hungarisë me rezultat 78:73 (25:17, 16:21, 19:9, 18:26).

Me këtë fitore, Kosova U20 te meshkujt u kualifikua në çerekfinale të FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B.

Federata e Basketbollit të Kosovës thotë se ky njëkohësisht është suksesi më i madh te gjeneratat e reja më tani.

Dardanët e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme 19:2, derisa më pas hungarezët u rikthyen paksa, sidoqoftë, çereku i parë përfundoi 25:17 në të mirë të Kosovës U20. Periudha e dytë u takoi hungarezëve, 16:21, për të shkuar në pushim me rezultat 41:38.

Edhe pjesën e dytë, Kosova e nisi për mrekulli, përkatësisht periodën e tretë, ku u shkëput në 54:38, ndërsa shifrat pas 30 minutash në semafor ishin 60:47.

Në periudhën e fundit u zhvillua dramë, ku pesë minuta nga fundi, Dardanët po fitonin 73:56, por një seri e Hungarisë 0:15 afroi shifrat në 73:71. Megjithatë, në momentet vendimtare, Kosova U20 te meshkujt ruajti epërsinë dhe shënoi fitore shumë të madhe ndaj Hungarisë 78:73.

Te Kosova, Erolt Rrahmani kishte 21 pikë e 11 kërcime, ndërsa Jon Ismajli dhe Hadis Durguti shënuan nga 17, kurse Rron Dahsyla 15.

Fitorja ndaj Hungarisë ishte e treta radhazi për Kosovën, pas Suedisë dhe Shqipërisë.

Kosova të mërkurën (nesër) luan ndaj Turqisë për vendin e parë në Grupin D. Kosova dhe Turqia kanë nga tri fitore.

Të ngjashme

Të fundit